.
Published On: Thu, Aug 31st, 2017

Ruzhdi Domi publikon librin “70 vjet, 7 skenare”

Share This
Tags

Një libër i ri doli nga botimi këto ditë me autor Ruzhdi Domi, i cili është i përbërë nga shtatë skenarë për film, teatër dhe televizion si dhe një mjuzikël.

Autori i librit Domi, i cili njihet si kameraman, tha se këtë libër e ka shkruar duke u bazuar në përvojën e tij gjatë viteve të punës në Televizionin e Prishtinës, mirëpo është konsultuar edhe më profesionistë.

Ngjarjet që janë përshkruar në këto skenare kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë dhe sipas autorit Domi temat aktuale në këta skenarë synojnë kryesisht përmes humorit dhe satirës të arrijnë të japin mesazhe duke vënë në pah dukuritë sa më të pranishme nga jeta reale.

Ky libër vjen si dhuratë për lexuesit e sidomos për profesionistët e këtyre fushave për 70-vjetorin e lindjes së autorit Domi.

Ai shpreson që ndonjëri nga skenarët, në të ardhmen, të jetësohet në teatër flim apo televizion./radiogjakova/