.
Published On: Mon, Sep 4th, 2017

Nis viti i ri shkollor, Vokshi uron nxënësit nga gjimnazi

Share This
Tags

Rreth 17 mijë e 500 nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm të komunës së Gjakovës, pas pushimeve verore të hënën janë rikthyer në bankat e tyre shkollore, për të nisur kështu betejën për dituri të reja në kuadër të vitit të ri shkollor 2017-2018.

Lidhur me këtë, drejtoresha e Drejtorisë komunale të Arsimit në Gjakovë, Diana Qarkaxhija, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Sa i përket nxënësve të cilët këtë vit për herë të parë do të ulën në bankat shkollore, sipas drejtoreshës Qarkaxhia, sipas planifikimit të prezantuar nga shkollat fillore të komunës sonë, numri i tyre është 1366, ndërkohë që çdo gjë saktësisht do të bëhet e ditur disa ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Në anën tjetër, përgatitjet e nevojshme për të krijuar parakushte optimale për mësim për 1500 nxënës, prej të cilëve rreth 450 në vitet e para, sipas drejtorit Bedri Cahani janë bërë edhe në Gjimnazin “Hajdar Dushi”.

Një nismë të suksesshme të betejës për rezultate të mira në vitin e ri shkollor, nxënësve dhe stafit mësimdhënës, ju ka uruar edhe nënkryetari Armend Vokshi që vizitoi katër qendra të ndryshme shkollore.

Të dashur nxënës, ju lutem të mësoni shumë të gjitha mësimet tuaja. Por, mbi të gjitha mësoni të jeni të edukuar e të sjellshëm, pasi vetëm duke qenë të edukuar e të sjellshëm, mund të tejkaloni të gjitha barrierat drejtë një të ardhmeje më të mirë”, tha Vokshi./radiogjakova/