Ndihma edhe për 180 familje në nevojë
Në kuadër të përpjekjeve për të siguruar sa më shumë ndihma për nder të festës së Kurban Bajramit, të hënën nga organizata “Kryqi i Kuq” dega në Gjakovë, janë ndihmuar 180 familje skamnore nga komuna e Gjakovës.
Me rastin e kësaj mbështetjeje humanitare, si ka bërë të ditur sekretarja, Fllanza Bakija-Lama, bëhet fjalë për ndihma të dhuruara nga organizata turke “Gjysmë Hëna e Kuqe”.
Familjet e përzgjedhura morën ndihma në pako ushqimore si dhe mish./radiogjakova/