Kujtohet dëshmori Adonis Beci
Të hënën u shënua 19-vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Adonis Haxhi Beci. Me këtë rast, me organizim të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u bënë homazhe në varrezat e qytetit, në nderim të këtij luftëtari.
Adonisi ra heroikisht më 18 shtator 1998, gjatë një prite në fshatin Devë, derisa po shkonte për furnizime në Shqipëri.
Ai i ishte bashkuar radhëve të UÇK-së në qershor të vitit 1998, i sistemuar në Shtabin e Gllogjanit, ku luftoi nën urdhërat e komandatit të zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj.
Më vonë ai bë pjesë e njësisë “Komando” të Brigadës 132. Edhe pse ishte shumë i ri, tregoi trimëri dhe guxim.
Së bashku me lufëtarë të tjerë të Gjakovës, ai mori pjesë në shumë beteja që u zhvilluan kundër forcave serbe, si në Ratish, Gllogjan, Prejlep, Gramaqel, Rastavicë etj./radiogjakova/