.
Published On: Tue, Sep 19th, 2017

Përurohen projektet e mbështetura nga Demos

Share This
Tags

Të martën në Gjakovë u bë inaugurimi i disa projekteve të cilat janë realizuar dhe po realizohën me bashkëfinancim të programit “Helvetas DEMOS”. Në solemnitetetet e organizuara me këtë rast, përpos përfaqësuesve të kreut komunal në Gjakovë, ka marrë pjesë edhe një delegacion i organizatës zvicerane Demos.

Me këte rast, shefi i programit të kësaj organizate, Norbert Pijls, ka thenë se, kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjën financiare për projekte të caktuara edhe gjatë vitit të ardhëshëm.

Gjatë qëndrimit të përfaqësuesve të organizatës zvicerane në Gjakovë, fillimisht është bërë prerja e shiritit në sheshin e rrugës “Beqir Kastrati” dhe “Besim Bishtazhini”, pastaj fontanës se qytetit, për të vazhduar me prerjen e shiritit të ndërtimit të shtigjeve në parkun e madh.

Përpos kësaj, në kuadër të këtyre aktiviteteve është bërë edhe inaugurimi solemn i rrugës “Muharrem Domi”, ndërkohë që është organizuar edhe një vizitë ecurisë së zhvillimit të punimeve në ndërtimin e rrugës “Bujar Roka”.

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare nga Helvetas Demos.

Ndryshe, në kuadër të mbështetjës së Komunës së Gjakovës për projekte të ndryshme, organizata Helvetas Demos gjatë këtij viti, në total ka dhënë donacion në vlerë prej 860 mijë euro, ndërkohë që së bashku me participimin e komunës së Gjakovës, vlera e projekteve në bashkëpunim me këtë organizatë kap shumën prej 1 milion e 200 euro./radiogjakova/