Përfundon projekti “Krijimi i hapësirave të sigurta për të rinj”
Me prezantimin e të arriturave është përmbyllur në Gjakovë projekti 2-vjeçar me titull “Krijimi i hapësirave të sigurta për të rinj”, implementuar nga Asosacioni “George Williams”.
Duke prezantuar sfidat dhe të arriturat e këtij projekti, menaxherja, Dorina Lluka Davies, ka thenë se përkundër të arriturave të shumta, është shqetësuese pasiguria e të rinjëve për të ardhmën e tyre në Kosovë.
Në anën tjetër, pjesëmarrësit kanë veçuar benefitet e të qenurit pjesë e këtij projekti dhe ndihmën në krijimin e personalitetit të të rinjëve.
Ky projeckt është mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, ndërkohë që, sipas menaxheres Lluka Davies, gjatë implementimit të këtij projekti për fuqizimin e tyre, 11 të rinj janë dërguar në Francë, 4 në Portugali, 4 të tjerë do të shkojnë në Zvicër ndërkohë që pritet edhe 10 të rinj të dërgohen në Angli./radiogjakova/