.
Published On: Fri, Sep 22nd, 2017

Qeveria ndan 200 mijë euro për Ngrohtoren e Gjakovës

Share This
Tags

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka vendosur që të ndajë 200 mijë euro për Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës.

Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llula, kjo mbështetje bëhet për të ndihmuar këtë ndërmarrje për të kaluar sezonin dimëror.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë edhe 200 mijë euro shtesë për Ngrohtoren e Qytetit në Gjakovë në mbështetje të kësaj ndërmarrje për të tejkaluar sezonin dimëror dhe avancimin drejt zbatimit të projektit të kogjenerimit me biomasen lokale. Ky projekt bashkë me zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë janë në mesin e prioriteteve të MZHE-së në kuadër të zhvillimit të energjisë së ripertrishme dhe efiçiente të financuara nga fondet IPA II”, ka thënë Lluka./radiogjakova/