.
Published On: Wed, Sep 27th, 2017

Gashi-Sardi, diskutim për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Share This
Tags

Aeroporti i Gjakovës ka qenë një ndër temat kryesore të takimit në mes të ambasadorit italian në vendin tonë, Piero Sardi dhe zv.kryeministrit e ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.

Ambasadori ka kërkuar që qeveria e re e Kosovës të angazhohet për funksionalizimin e aeroportit pasi është një aset i rëndësishëm për të gjithë vendin i cili mund të sjellë edhe zhvillim ekonomik.

Zv.kryeministri Gashi i ka premtuar ambasadorit se do të diskutojë edhe me dikasterat e tjera përgjegjëse dhe të shikojnë mundësinë e shpejtë të funksionalizimit të këtij aeroporti i cili gjendet në mesin e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, atij të Rinasit, aeroportit të Podgoricës dhe të Shkupit.

Ndryshe, ky takim mes Gashit dhe Sardit vjen në vigjilje të 18-vjetorit të aterimit të parë në Aeroportin e Gjakovës që saktësisht ndodhi më 29 shtator 1999.

Aeroporti është ndërtuar nga KFOR-i Italian në Kosovë, respektivisht nga Aeronautika Ushtarake Italiane. Ndërtimi i Aeroportit ka filluar menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, pranë një aeroporti ekzistues që përdorej për qëllime bujqësore./radiogjakova/