.
Published On: Tue, Dec 5th, 2017

Sfidat e bujqësisë, për 4 vite u investuan mbi 1.5 milionë euro

Share This
Tags

Edukimi i vazhdueshëm dhe përcjellja e inovacioneve në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural paraqet objektivin kryesor të drejtorisë përkatëse në Kuvendin komunal të Gjakovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar për Radio Gjakovën drejtori Bekim Ermeni, i cili përpos kësaj ka potencuar edhe objektivat tjera si forcimi i zinxhirit ushqimor, mbrojtja e kafshëve dhe menaxhimi i rrezikut në bujqësi, pastaj mbështetja institucionale në riaktivizimin e fermave, plantacioneve bujqësore dhe kapaciteteve përpunuese ushqimore në komunën e Gjakovës.

Duke folur për mbështetjen direkte për fermerë, drejtori i bujqësisë Ermeni, ka veçuar skemën e investimeve kapitale.

Kur është fjala tek mbështetja nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjakovë, Bekim Ermeni, ka potencuar faktin se nga niveli qendror, më shumë se rajoni i Gjakovës mbështeten disa rajone të cilat nuk janë bujqësore.

Marrë në tërësi, gjatë 4 viteve të fundit në sektorin e bujqësisë në komunën e Gjakovës, janë investuar rreth 1 milion e 524 mijë euro. /radiogjakova/