Zgjidhen anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa dhe atij të Komuniteteve
Kuvendi Komunal i Gjakovës të premten në takimin e parë për vitin 2018, ka themeluar dy komitetet obligative, atë për Politikë e Financa dhe Komitetin për Komunitete. Të dy këto Komitete do të kenë nga nëntë anëtarë.
Komiteti për Politikë e Financa do të përbëhet nga dy anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Florentina Gjergjajn dhe Haxhi Sejdiu. Ndërsa subjektet tjera politike do të përfaqësohen me nga një anëtar.
Përfaqësues i Alternativës do të jetë Diana Çarkagjiu, PDK –në do ta përfaqësojë Bekim Jupa, ndërsa Vetëvendosjen, Agon Batusha. Po ashtu pjesë e këtij Komiteti, do të jenë edhe Bekim Ermeni i LDK-së, Anton Shala i PSHDK-së, Fazli Hoxha i Nisma-s dhe Edmond Dushi i AKR-së.
Ndërkohë Komitetit tjetër obligativ, ai për Komunitete, do të përbëhet nga pesë përfaqësues të komuniteteve dhe katër nga 4 partitë më të mëdha të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës.
Ky komitetet do të përbëhet nga Fadil Podrimja, Elvane Qorri, Ifeta Jakupi, Senat Gashani dhe Zenel Hajdari, si përfaqësues të komuniteteve, ndërsa këtë atë do ta plotësojnë Isuf Osmani i AAK-së, Edi Gaxha Puka e Alternativës, Dafina Syla e PDK-së dhe Mimoza Shala e Vetëvendosjës.
Në këtë mbledhje u betuan edhe tre këshilltarë të rinj komunalë që i janë bashkuar Kuvendit të Komunës, Albina Sadrija e AAK-së, Miranda Lushaj e PDK-së dhe Jeton Vorfi nga Alternativa./radiogjakova/