Zv.ministri Dukolli viziton Inspektoratin e Punës në Gjakovë
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, kanë realizuar një vizitë pune në Inspektoratin e Punës në rajonin e Gjakovës.
Gjatë këtij takimi Dukolli u njoh nga të pranishmit me punën që po bën ky organ ekzekutues. Vizita e Dukollit ishte e fokusuar tek mbikëqyrja dhe implementimi i Ligjit të Punës, Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe tema të tjera të ndërlidhura me sferën e punës dhe shëndetit në punë.
Ato që u diskutuan me interes të veçantë ishin respektimi i të drejtave të punëtorëve, kontratat e punës, siguria në punë, si dhe çështje tjera relevante.
Zëvendësministri, në emër të ministrisë, ofroi mbështetjen e plotë në koordinimin e mirëfilltë të punëve sa i përket objektivave dhe prioriteteve që ka Inspektorati i Punës.