Vijojnë kërkimet për 88-vjeçarin
Kanë vazhduar edhe të hënën pa sukses kërkimet për gjetjen e një 88-vjeçari nga Gjakova i cili ka rënë para disa ditëve nga ura që lidhë bllokun e ri me fshatin Moglicë.
Në këtë aksion janë angazhuar ekipe të shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zhytësve nga Mitrovica, si dhe nga Brigada e Zjarrfikësve e Gjakovës.
Kërkimet e personit janë duke vazhduar që nga dita e premte kur është raportuar për zhdukjen e tij.
Shkak që kërkimet po bëhen në këtë pjesë, janë pasi personi i zhdukur është kapur nga një kamerë e qytetit që është e vendosur afër urës./radiogjakova/