.
Published On: Tue, Jan 9th, 2018

Gjini formon tri komisione

Share This
Tags

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me vendim të veçantë ka formuar tri komisione me interes të përgjithshëm për Komunën e Gjakovës.

Komisionet kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes se rëndë ekzistuese në sektorët më vitalë për qytetarët.

Bëhet fjalë për Komisionin për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të infrastrukturës dhe shërbimeve të tjera në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare si dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Gjakovës.

Po ashtu janë formuar edhe Komisioni për analizimin e stacioneve të autobusëve urban-periferik dhe linjave të transportit të nxënësve.

Si dhe u themelua Komisioni për verifikimin e nyjeve sanitarë në të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës.