Mbeturinat, Shërbimet Publike e Inspeksioni takim me KRM “Çabrati”
Përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, të Inspeksionit dhe kompanisë së pastrimit “Çabrati”, kanë mbajtur të mërkurën një takim për identifikimin e problemeve në mirëmbajtën e qytetit dhe menaxhimin e mbeturinave.
Në këtë takim është konstatuar se situata nuk është e mirë, ndërsa kompania “Çabrati” ka marrë instruksione për veprimet e veta në ditët e ardhshme.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati i cili ka udhëhequr këtë takim, tha se pritet që të mobilizohet edhe task-forca dhe Drejtoria e Urbanizimit që në rast nevoje të fillojë me ekzekutimin e dënimeve për qytetarët e pandërgjegjshëm.
Por veprime konkrete do të ketë edhe për vendosjen e kontejnerëve aty ku mungojnë dhe ka nevojë.
Kastrati ka thënë se Kuvendi i Komunës do të kujdeset me kapacitetet e veta që Gjakova të jetë një komunë me ambient të rregulluar dhe e pastër./radiogjakova/