.
Published On: Thu, Feb 15th, 2018

GAP: Vitia, Prishtina dhe Gjakova me shumë premtime

Share This
Tags

Gjakova është në mesin e 3 komunave ku janë dhënë më së shumti premtime gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale, ku numri më i madh është në fushën e infrastrukturës.

Këto të dhëna i ka prezantuar Instituti GAP gjatë konferencës për media ku prezantoi platformën elektronike e cila përmban të gjitha premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas GAP, Ardian Gjini ka dhënë 78 premtime, prej të cilave 49 janë në fushën e infrastrukturës, 9 në fushën e Shërbimeve Publike, 7 në arsim, 5 në Urbanizëm, 3 në Shëndetësi, nga 2 në Administratë e Bujqësi dhe 1 në ekonomi.

Më shumë premtime se Gjini ka dhënë vetëm kryetari i Vitisë, Sokol Haliti me 98 të tilla dhe Shpend Ahmeti i Prishtinës me 81 premtime.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin GAP, Jeton Mehmeti, shpjegoi se premtimet janë nxjerrë nga programet zgjedhore të kandidatëve dhe nga debatet televizive.

Ky institut do të bëjë monitorimin dhe vlerësimin e përmbushjes së premtimeve të kryetarëve në mënyrë periodike në katër vitet e ardhshme./radiogjakova/