MKK dhe BE do të ndërtojnë 20 shtëpi të tjera për të zhvendosurit
Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit bashkë me zyrtarë të UNHCR-së, ka mbajtur në Pejë një tryezë me disa kryetarë dhe përfaqësues të 12 komunave të Rrafshit të Dukagjinit.
Arsyeje ishte një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për ndërtimin e 139 shtëpive për familjet që kanë shprehur dëshirë të kthehen.
Milazim Gashi, zv.ministër i Komuniteteve dhe Kthimit, ka informuar të pranishmit se me këtë program është planifikuar ndërtimi i 400 shtëpive në të gjitha komunat e Kosovës, për personat e zhvendosur.
Sipas Gashit, në komunën e Gjakovës pritet të ndërtohen 20 shtëpi. Zv.ministri për Komunitete dhe Kthim tha se synojnë që në Rrafshin e Dukagjinit të rrisin numrin e shtëpive në 200.