.
Published On: Wed, Feb 21st, 2018

Të mbjellat, moti favorizon fermerët

Share This
Tags

Përkundër luhatjeve të shumta të temperaturave të ajrit, gjendja e kulturave bujqësore të mbjella në vjeshtë aktualisht vlerësohet e mirë.

Ngricat dhe acari,  që në vitet e shkuara e kanë tipizuar këtë periudhë të vitit, fatbardhësisht nuk kanë qenë prezentë në territorin e komunës së Gjakovës.

Sipas parashikimit të meteorologëve as në ditët e ardhshme nuk pritet të ketë temperature tejet të ulëta sepse në mungesë të borës, vetëm ndonjë ngricë mundë të sjellë dëme eventuale tek të mbjellat.

Ndryshe në komunën e Gjakovës vjeshtën e kaluar janë mbjellë rreth 4 mije 500 hektarë kryesisht me grurë./radiogjakova/