.
Published On: Fri, Feb 23rd, 2018

Themelohet Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi

Share This
Tags

Me propozim të kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, është themeluar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, këshill i cili ka në përbërje 26 anëtarë me përfaqësim nga politika, shoqëria civile, komunitetet, si dhe nga bashkësitë fetare.

Pas propozimeve të dala nga subjektet politike, dhe me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, janë themeluar edhe dy komisione që do të funksionojnë në kuadër të Kuvendit Komunal.

Komisionet e themeluara janë Komisioni për Dhënien në Shfrytëzim të Pronës Komunale, në përbërje prej 7 anëtarësh, 3 nga ekzekutivi, 3 nga Kuvendi Komunal dhe një nga shoqëria civile, si dhe Komisioni për Shndërrimin e Tokës Bujqësore në Tokë Jobujqësore, në përbërje prej 5 përfaqësuesve nga Kuvendi komunal.

Kuvendi Komunal i Gjakovës gjithashtu ka miratuar edhe Planin Lokal të Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve rom, shkali e egjiptian të Komunës së Gjakovës për vitet 2018-2022.