.
Published On: Tue, Feb 27th, 2018

“PISA 2018”, ja 8 shkollat e Gjakovës që janë përzgjedhur për testimin

Share This
Tags

Ministria e Arsimit ka përzgjedhur 8 shkolla të Gjakovës të cilat do të përfshihen në vlerësimin ndërkombëtar “PISA 2018”. Kështu janë zgjedhur 4 shkolla fillore dhe 4 të tjera të mesme.

Nxënësit të cilët do të bëhen pjesë e këtij testimi nga Gjakova janë ata të Gjimnazit “Hajdar Dushi”, Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi”, si dhe shkollave të mesme të ulëta “Zekeria Rexha”, “Selman Riza”, “Haxhi Hoti” e Rogovës dhe “Dëshmorët e Hereçit” nga Hereçi.

Për çdo shkollë do të përzgjidhen nga 44 nxënës të lindur nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2002 të cilët do të përfshihen në testim.

Në shkollat ku ka më pak se 44 nxënës të lindur në këtë periudhë, siç është rasti me shkollën “Selman Riza” apo “Dëshmorët e Hereçit” atëherë ata që janë bëhen automatikisht pjesë e testimit, ndërsa në shkollat ku ka më shumë siç është rasti me të gjitha shkollat e mesme do të bëhet përzgjedhja nga Ministria e Arsimit.

Paraprakisht, në shkollat pjesëmarrëse në PISA 2018 do të realizohet testi provues.

Në testin e kaluar PISA, të mbajtur në vitin 2015, Kosova u rendit e treta nga fundi prej 72 vendeve të botës. Testi i sivjetmë pritet të mbahet në muajin prill në mënyrë elektronike./radiogjakova/