.
Published On: Mon, Mar 19th, 2018

Reshjet, përmbytje në disa zona të Gjakovës

Share This
Tags

Shiu që po bie pa ndërperë gjatë 24 orëve të fundit nuk po kalon pa pasoja në një pjesë të komunës së Gjakovës.

Sipas një njoftimi, situatë e rëndë tash për tash është në rrugën “Ahmet Korenica”, në një pjesë bri lumit “Krena” i cili ka dalë nga shtrati duke vërshuar edhe disa prona të qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të qytetit.

Në këtë zonë kryesisht banojnë familje të komuniteteve.

Për të parë nga afër gjendjen e paraqitur, në teren kanë dalë përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të Bashkësisë së 6-të Lokale.

Zona e përmbytur po përballet me këtë problem prej shumë viteve. Ndonëse komuna e Gjakovës ka ndërhyrë disa herë, problemi me përmbytjet në kohë me shi po vazhdon edhe më tutje.

Po ashtu, përmbytje janë raportuar edhe në fshatin Rracaj. Uji që kishte mbuluar siperfaqe ka sjellë telashe për banorët të cilët e kanë pasur të vështirë edhe qarkullimin./radiogjakova/