.
Published On: Tue, Apr 17th, 2018

“Kosova Ideas” mbush 1-vjeç, për 12 muaj u dhuruan 115 mijë euro

Share This
Tags

Një vit më parë në Kosovë, përkatësisht në Gjakovë, është ngritur platforma “Kosova Ideas” e cila në fokus ka mbledhjen e fondeve në mbështetje të organizatave jo fitimiprurëse në realizimin e projekteve të ndryshme.

Udhëheqësi i kësaj platforme, zvicerani Georg Fankhauser për Radio Gjakovën, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatet e arritura gjatë 12 muajve të vitit të kaluar, me ç’rast për çdo dy javë është realizuar nga një projekt në tërë Kosovën.

“Janë paraqitur 22 projekte, 20 prej të cilave janë mbështetur, ndërsa 19 janë zbatuar. Për 1 vit kemi pasur 750 mbështetës të cilët kanë dhuruar 115 mijë euro”, deklaroi Frankhauser. 

Në anën tjetër udhëheqësja e zyrës së Kosova Ideas në Gjakovë, Diana Nokaj, duke folur për mundësinë e përfitimit të mbështetjes për projekte të qytetarëve, u shpreh se rëndësi i jepet mbështetja nga ana e komunitetit i cili përfshihet në projektin e kërkuar, sepse një veprim i tillë rritë interesimin e mbështetësve ndërkombëtarë të cilët dhurojnë pjesën më të madhe të mjeteve financiare.

Ndryshe, moto e platformës Kosova Ideas, është “Ta bëjmë Kosovën vend me të mirë për ta jetuar”, për të cilën ide ka mbështetës nga e gjithë Evropa, Amerika si dhe Australia e largët.

Në Gjakovë, projekti më i madh që është realizuar përmes kësaj platforme është Parku Kulturor “Ali Podrimja”./radiogjakova/