.
Published On: Fri, Feb 14th, 2014

AAK-ja e Gjakovës mbështet Ramushin për Kryeministër

Share This
Tags

aak-logoGjakovë- Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë duket se është këndellur nga humbja që e pësoi në zgjedhjet lokale, pasi ka deklaruar se është e gatshme për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme nacionale, kurdo që do të mbahen ato.

Përmes një komunikate për media, kjo degë e ka përkrahur fuqishëm iniciativën e kryetarit Ramush Haradinaj që sa më shpejtë që të jetë e mundur të filloj një dialog me partitë politike, si një përgjigje adekuate e gjithë këtij ngërçi institucional që ka humbur drejtimin dhe çdo ditë e më shumë po pëson luhatje dhe po shkon drejt kolapsit.

“Ne si degë e Gjakovës jemi të gatshëm që në çdo moment të futemi në garën zgjedhore, sepse gjatë gjithë kohës kemi punuar në konsolidimin dhe fuqizimin e të gjitha strukturave, që në krye të qeverisjes së vendit të vijë Ramush Haradinaj dhe në Kosovë të krijohet një hartë e re politike dhe profitabile për të gjithë qytetarët”, thuhet në këtë komunikatë./radiogjakova/