.
Published On: Mon, Feb 10th, 2014

AAK: Mimoza po ua mbyll frymën bizneseve

Share This
Tags

aak-logoGjakovë- Dega e AAK-së në Gjakovë mendon se mbyllja e kafiterive në  Çarshinë e Madhe po bëhet vetëm për faktin se atë pjesë e rregullojë qeverisja e kaluar komunale, kur ata ishin në pushtet.

“Deklaratat e Mimozës në dëm të bizneseve në Çarshinë e Vjetër tash kur Çarshia e vjetër ka marrë një pamje vërtetë të denjë dhe po gjallërohet çdo ditë e më shumë, Mimozës si duket po i pengon kjo gjallëri. Ajo ka deklaruar se do të marrë vendim për mbylljen e kafiterive në Çarshi. Kusari-Lila po niset me idenë që gjithçka që është e qeverisjes së kaluar të stopohet, thua vallë Gjakova duhet të rilind me Mimozën. Ajo që është më shqetësuese mbetet fakti se ajo nuk po deklarohet në baza të ekspertizave dhe as analizave të eksperteve të fushave përkatëse, por vendimet po i merr në mënyrë kryeneçe.

“AAK-Dega -Gjakovë, konsideron se kjo deklaratë e Mimozës ashtu sikurse edhe vendimi i saj për mbylljen e QKMF-së, nuk kanë alternative konkrete që i justifikojnë këto veprime të shpejta që po i merr, sepse logjikisht duhet ditur çka më pastaj… Ajo me ketë deklaratë për kafiterit, po ua mbyll frymën bizneseve, që është krejt e kundërta nga ajo çka ka premtuar në fushatë. Deklaratat e saj të pa menduara mirë dhe veprimet e pa arsyeshme dhe pa plan të mirëfilltë, janë shumë të dëmshme për qytetarët e Gjakovës”, thuhet në deklaratë./radiogjakova/