.
Published On: Fri, Dec 8th, 2017

Aeroporti i Gjakovës, Lluka: Lajme të mira gjatë 2018-s

Share This
Tags

Ministri Lluka gjatë vizitës në Gjakovë është ndalur edhe në Aeroport. Aty ai u prit nga kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrje publike, Vlora Gojani.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik tha se “personalisht kam marrë zotim për aktivizimin e këtij aeroporti dhe besoj që do të kemi lajme pozitive deri në mes të vitit 2018”.

Lluka shtoi se Gjakova me Aeroportin ka një pasuri me potencial jashtëzakonisht të madh.

Sipas tij, Aeroporti i Gjakovës përmban të gjitha paisjet e nevojshme për të operuar si aeroport për aviokompani “low cost” si dhe si aeroport alternativ./radiogjakova/