Aeroporti i Gjakovës në shërbim të Ushtrisë së Kosovës
Gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në Aeroportin e Gjakovës, kryetarja Kusari-Lila zbuloi se janë duke u diskutuar disa opsione për shfrytëzimin e aeroportit.
Sipas saj, po merren parasysh opsionet si për aktivitete komerciale por edhe si aeroport ushtarak i cili mund të shfrytëzohet nga Ushtria e ardhshme e Kosovës.
“Pasi të bëhet studimi i fizibilitetit mund të shfrytëzohet edhe si aeroport ushtarak, funksion të cilin ky aeroport e kryente nga KFOR-i”, deklaroi Kusari-Lila.