Agon Dobruna, numri dy në Komunën e Gjakovës
Gjakovë- Kryesia e Degës së Partisë Demokratike në Gjakovë ka befasuar me emrin e nënkryetarit të zgjedhur. Derisa flitej se ky post do i takojë Ramadan Hotit ose Artan Nimanit, gjithcka ka ndryshuar kur numri dy në Komunën e Gjakovës, pas Kusari-Lilës do jetë Agon Dobruna.
PDK-ja e Gjakovës ka caktuar edhe drejtorët e drejtorive përkatëse. Kështu për Drejtori të Arsimit u caktua Diana Carkaxhiu, në atë për Buxhet dhe Financa Shkumbin Kastrati, në atë të Inspektoriatit Mentor Sylmeta dhe në Drejtorinë e Emergjencave Halit Avdiu./radiogjakova/