.
Published On: Thu, Mar 20th, 2014

AKR: AAK-ja t’i gëzohet sukseseve të Mimozës

Share This
Tags

akr-logoGjakovë- Pas shpalljes së komunës së Gjakovës Zonë e Lirë Ekonomike, ka reflektuar dega e AKR-së në Gjakovë, e cila përmes një komunikate për media  ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ky vendim është lajmi më i mirë për Gjakovën gjatë këtyre 15 viteve, sepse si zonë e lirë ekonomike Gjakova do ketë një rrugë të ndritur drejt zhvillimit ekonomik dhe vendeve të reja të punës si dhe Komuna e Gjakovës do jetë në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës. Dega e AKR në Gjakovë me keqardhje po ndjek edhe reagimet e pakuptimta të subjektit opozitarë AAK në Gjakovë, të cilët nuk i gëzohen asnjë suksesi të qeverisjes së re lokale.

“Zona e Lirë Ekonomike, ashtu si edhe Konferenca e Donatorëve ishin premtime që kryetarja e Komunës Mimoza Kusari Lila ju bëri banorëve të Komunës së Gjakovës dhe që i realizoi ato përpara kohës së premtuar. Nuk duhet harruar koha kur AAK-ja ishte në qeverisje qendrore dhe parkun e biznesit e drejtoi në Drenas duke e lënë për shumë vite të paralizuar.

“Janë dy ministrat e AKR-së, znj. Mimoza Kusari Lila dhe së fundmi z. Bernard Nikaj ata të cilët jo vetëm që funksionalizuan këtë park por arritën që të investojnë 30 milion euro, të funksionalizojnë 32 biznese prej të cilave 8 si rezultat i investimeve të huaja në industri të ndryshme”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë./radiogjakova/