.
Published On: Wed, Nov 13th, 2013

AKR-ja drejton akuza ndaj Komunës

Share This
Tags

akr-logoGjakovë- Zyra për informim e AKR-së në Gjakovë ka njoftuar qytetarët e komunës së Gjakovës se për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ka planifikuar që të organizoi një koncert madhështor me artistë dhe këngëtarë nga Shkodra dhe Gjakova duke kthyer në Komunën e Gjakovës traditën dhe kultivimin e mirëfilltë te vlerave kulturore që paraqesin këto dy qytete për mbarë shqiptarinë.

“Fatkeqësisht realizimi i kësaj ideje po pengohet nga Komuna e Gjakovës dhe qeverisja në largim, e cila menjëherë pasi që është dërguar shkresa zyrtare nga AKR-ja për shfrytëzimin e palestrës sportive “Shani Nushi”, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Anton Shala ka kontaktuar me Sektorin e Sporteve duke ju thënë se me datën 28.11.2013 palestra sportive do të shfrytëzohet nga AAK-ja”, thuhet në reagimin e AKR-së.

“Me të marrë informacionin ne kemi hulumtuar në librin e protokollit në Komunën e Gjakovës ku nga data 1.11.2013 e deri me ditën e sotme nuk është regjistruar as një kërkesë zyrtare nga AAK-ja”, vazhdon më tutje reagimi.
AKR konsideron se ndërhyrjet e tilla nga qeverisja lokale janë politike dhe pengojnë eventin e madh kulturor që do të mbahet në Gjakovë me 28 Nëntor.

“Ditë më parë shtabi zgjedhor i AKR-së në Gjakovë ka marrë vendim që gjatë fushatës së balotazhit mos të ketë organizime të tubimeve politike, por komunikimi me qytetarët të bëhet në terren dhe derë më derë, kurse i vetmi aktivitet për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës të jetë koncerti Gjakovë-Shkodër i cili do të shënoj ditën e Flamurit Kombëtar me rikthimin e vlerave kulturo-artistike që këto dy vende paraqesin për mbarë trevat shqiptare”, ka njoftuar AKR.