AKR me nëndegë edhe në Dobrosh
Gjakovë- Degës së AKR-së në Komunën e Gjakovës vazhdojnë t’i shtohen nëndegët e reja. Sipas një njoftimi të kësaj partie, AKR-ja ka hapur edhe nëndegen e saj në Dobrosh.
“Banorët e fshatit Dobrosh në vazhdimësi gjatë këtij procesi kanë përkrahur vizionin e znj.Kusari Lila për Gjakovën andaj edhe kanë zyrtarizuar përfshirjen e tyre në strukturat e AKR-së në Gjakovë.
“Me vota unanime Kryetar u zgjodh Avni Pajaziti, nënkryetar Elmi Tahiri dhe Kushtrim Fazlia, kurse sekretar Fadil Pajaziti.
Menjëherë pas procesit së përzgjedhjes së kryesisë së nëndegës, zyrtarisht në AKR u antarësuan edhe 56 banorë të fshatit Dobrosh”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të AKR-së./radiogjakova/