Aksident në Gjakovë-Prishtinë, humb jetën 24-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë-Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.
Informacionet parparake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00 në afërsi të fshatit Lug Bunar.
Deri te aksidenti ka ardhur pasi dy automjete në lëvizje në drejtime të kundërta, duke mos respektuar shpejtësinë dhe duke bërë tejkalim të rrezikshëm. janë përplasur.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i njërit mjet i identifikuar si P. M., 24-vjeç, kurse lëndime të rënda kanë pësuar drejtuesi i mjetit tjetër I.K., 35-vjeç dhe pasagjerja H.K., 65-vjeç.
Me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë./radiogjakova/