.
Published On: Fri, Apr 25th, 2014

Aksidenti, lëndohen dy këmbësorë

Share This
Tags

Policia-e-KosovesGjakovë- Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Komunikacionit, të enjten është përgjigjur në një rast aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën ”Nëna Terezë”, në afërsi të kompanisë “Çabrati”, me ç’rast janë lënduar dy këmbësor shtetas të Kosovës, Shefqet Gj. i lindur ne vitin 1966 dhe Flutra Gj. e lindur në vitin 1988, të dy nga fshati Skivjan.

Deri te aksidenti supozohet se ka ardhur pasi ngasësi i dyshimtë, Kujtim G. i lindur në vitin 1986 nga Gjakova , ishte duke drejtuar automjetin dhe gjatë ngasjes nga pakujdesia nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lëvizjes, me ç’rast ka goditur me pjesën e përparme ballore këmbësorët të cilët në momentin kritik kanë qenë duke kaluar përgjatë vijave për këmbësorët.

Më këtë rast atyre u shkaktohen lëndime trupore, sidomos Fluturës e cila pëson frakturë në këmbën e djathtë dhe mjekët e ndalojnë në repartin ortopedik për shërim të mëtutjeshëm. I lënduari tjetër, Shefqeti pas dhënies së ndihmës mjekësore lirohet për në shtëpi. Ndaj të dyshuarit ne ketë rast ngasësit të automjetit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit policor./radiogjakova/