.
Published On: Tue, Oct 22nd, 2013

Aksionet, u eliminuan 173 qenë endacak

Share This
Tags

qeni-endacak-mbeturinaGjakovë- Drejtoria për Mbrotje dhe Shpëtim brenda pak ditëve ka organizuar dy aksione për eliminimin fizik të qenëve endacak.

Aksione të tilla janë mbajtur me datat 17 dhe 20 tetor, ku në aksionin e parë janë eliminuar 99 ndërsa në aksionin e dytë 74 qenë. Nga kjo shifër rezulton që gjithsjet të jenë eliminuar 173 qenë endacak të cilët paraqisnin rrezik potencial për jetën e njerëzve.

Ndërkohë, aksione të ngjashme do të mbahen edhe me datë 27 tetor, si dhe me datat 10 dhe 17 nëntor.

Nga këto pesë aksione sa do të mbahen gjithsejt konsiderohet se do të zhduket në shkallë të lartë numri i këtyre qenëve që si aksion është marrur edhe pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe konstatimit se përbëhet rrezikshmëri. Aksionet kryhen në brendi dhe në perfieri të qytetit.