Aksioni i Policisë në Smaq dhe Qerim, konfiskohet një sasi armësh
Gjakovë- Pas hetimeve intenzive dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme, ekipet përkatëse të stacionit policorë në Gjakovë, kanë ndërmarr një aksion më 11 e 12 nëntor, në dy lokacione të ndara në fshatrat Smaq dhe Qerim të Gjakovës, me ç`rast me urdhër te prokurorit te shtetit kanë ushtruar një kontrollë dhe bastisje, e cila ka rezultuar me konfiskim armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Për mbajtje në pronësi, kontrollë dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve janë arrestuar 4 persona te dyshuar, M.K 52 vjeç; V.K 35 vjeç; P.K 41 vjeç dhe P.R 56 vjeç, të gjithë shtetas të Kosovës. Të dyshuarve me vendim te Prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Armët e konfiskuara janë tri armë automatike AK-47 dhe 85 fishek te kalibrit 7.62 milimetra me 3 karikator, një armë automatike “scorpion” dhe 35 fishek te kal. 7.62 mm bashk me një karikator, dy pistoleta dhe 3 fishek te kalibrit 6.35 mm si dhe një pushkë gjahu me leje e cila është konfiskuar përkohësisht nga prokurori.
Rasti po procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e stacionit policorë Gjakovë, thuhet në Komunikaten e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë./radiogjakova/










