Aksioni në supermarkete jep rezultatet e para
Aksioni për kontrollimin e marketeve të ëmdha dhe të vogla në komunën e Gjakovës ka filluar të japë frytet e saj. Udhëheqësi I Drejtorisë së Inspeksionit, Mentor Sylmetaj ka dhënë edhe rezultatet e para.
“Gjatë këtij aksioni Dejtoria e Inspeksionit përmes sektorit të veterinarisë dhe atij sanitar ka konfiskuar 30 kilogramë mish gjedhi, 40 kilogramë kofsha pule dhe 30 kilogramë pula të ngrira për shkak se ishin me afat të skaduar. Ne mënjëherë kemi nisur procedurat në mënyrë që ndaj pronarëve të merren masat ndëshkuese”, ka thënë Sylmetaj.
Sylmeta ka thënë se do të vazhdohet me një ritëm të shpejtuar kontrollet inspektuese në gjithë territorin e Komunës së Gjakovës, për të eliminuar të gjitha produktet e dyshimta në supermarekte dhe kështu të mbrojnë qytetarët gjakovarë në prag të festive të fundvitit./radiogjakova/