.
Published On: Thu, Jan 23rd, 2014

“Albanian ICT Awards”, për të apasionuarit pas IT-së

Share This
Tags

ictmedia-shalaTiranë- Konkursi mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards” në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ka hapur dyert për aplikantët për të dytin vit radhazi. Ky event organizohet nga ICTS Media nga Tirana dhe ka për qëllim të çojë përpara vlerat e ICT-së, si dhe të identifikojë vlerat më të spikatura individuale shqiptare.

Organizatorët kanë ftuar gjithë të interesuarit që të aplikojnë në njëren prej pesë kategorive të cilat janë Inovacioni TIK i vitit, Mobiliteti TIK i vitit, Akademiku TIK i vitit, Tema e Diplomës TIK e vitit dhe Ylli në Ngritje TIK i vitit.

Përfaqësuesi i ICTS Media, Kushtrim Shala ka thënë se çmimet “Albanian ICT Award” simbolizojnë mirënjohjen, falenderimin dhe shpërblimin pë punën krijuese për të gjithë individët, grupet e punës apo kompanitë që kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore, në hartimin e projekteve në fushat mobile, desktop, shërbime online etj.

Shala ka njoftuar se për të interesuarit nga Gjakova shumë shpejt do të mbahet një takim për t’i njohur me detajet e konkurimit. “Në shkurt ne do të jemi në Gjakovë për të mbajtur një takim pune ku do të ftohen talentët, studentët dhë gjithë të apasonuarit e IT-së dhe t’i nxisim për konkurim”, u shpreh Shala për Radio Gjakoven.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve pritet të mbahet në fund të muajit prill në Tiranë. Hapjen e këtij konkursi e ka përshendetur edhe titullarja e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë, Milena Harito dhe shumë figura të njohura nga bota mediatike dhe e komunikimit nga gjithë rajoni./radiogjakova/

Një përmbledhje të “Albanian ICT Awards” që u mbajt vitin e kaluar mund ta ndiqni këtu: