“Albanian ICT Awards”, të premten në Gjakovë
Gjakovë-Të premten në ora 12:00 në “Jakova Innovation Center” do të mbahet takim pune me “Albanian ICT Awards” e cila do shërbejë për t’i informuar të interesuarit me konkursin e këtij eventi.
“Studentët apo të pranishmit kanë mundësi të njihen më nga afër me konceptin e eventit, të marrin informacione më të plota mbi konkursin, të njihen me kriteret e aplikimit, procesin e vlerësimit të projekteve, afatet e fundit të dorëzimit të punëve të tyre, përfitimet për fituesit etj.
“Gjithashtu ata do të kenë mundësi të marrin edhe këshilla të vlefshme që do t’i ndihmojnë të plotësojnë sa më denjësisht aplikimet e tyre, të cilat pranohen vetëm online përmes faqes zyrtare“, tha përfaqësuesi i ICTS Media, Kushtrim Shala.
Ai po ashtu ushpreh se një nismë e tillë në një qytet me një karakteristikë të theksuar të sipërmarrjes si Gjakova, ka një rëndësi të veçantë pasi nxisin zhvillimin e konkurrencës individuale, projekteve inovatore e kreative, aktivizimit të të rinjve dhe mirënjohjes për punët e tyre më të mira.
Gjatë këtij takimi do të marrin pjesë të ftuar nga Tirana, Prishtina si dhe zyrtarë të Kuvendit Komunal./radiogjakova/










