Alternativa kritikon Gjinin: Për 20 ditë pune e kthehu Gjakovën 5 vite mbrapa
Partia më e madhe opozitare në Gjakovë, Alternativa, ka mbajtur të enjten konferencë për media ku ka kritikuar disa prej vendimeve që ka marrë kryetari Ardian Gjini si dhe qeverisja e tij lokale.
Zyrtarja e kësaj partie, Diana Qarkaxhija, tha se kjo udhëheqje me vetëm 20 ditë pune e kthehu Gjakovën në ditët e para vitit 2013.
Duke folur për transparencën, ajo kritikoi emërimet e drejtorëve për të cilin shpreh se askush nuk e di bagazhin e tyre profesional. Qarkaxhija kritikoi mbylljen e Qendrës Informative, ndërsa shtoi se Gjini po emëron një numër të lartë këshilltarësh komunalë që po rëndojnë buxhetin komunës.
“Në Gjakovë po aplikohet ‘modeli i famshëm i kryeministrit Haradinaj’ duke emëruar një numër të lartë këshilltarësh për drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë kësaj kohe, buxhetit të komunës së Gjakovës i shtohen barrë pagat e këshilltarit për Kulturë, Arsim, Urbanizëm, Financa, Bujqësi, ndërsa në proces janë edh emërimet e tjera. Me këtë ne kuptojmë që kryetari Gjini ka emëruar drejtorë të pa aftë së cilëve ju duhen të gjithë këta këshilltarë ose është duke i plotësuar apetitetet e [ersonave që e ndihmuan të zgjidhet kryetar”, u shpreh Qarkaxhija.
Gjatë kësaj konference të degës së Alternativës në Gjakovë, Qarkaxhija foli edhe për rastin e kthimit në punë të juristit të QKMF-së për të cilin shtoi se Gjini gënjen kur thotë se ka konfirmim nga Prokuoria që i njëjti nuk është në hetime.
Po ashtu, ajo tha se me ndryshimin e pushtetit ka tendenca për ndërtime pa leje dhe devijime të planeve rregulluese.
“Rast konkret kemi të bëjmë me neglizhencën e Inspektoriatit të komunës për të inspektuar ndërtime pas Hotel ‘Pashtrikut’, në vendin e njohur si ‘Bagiga’, pastaj mbindërtimet në fillim të rrugës ‘Bujar Roka’ dhe tendencën për të ndërtuar pa leje në afërsi të Urës së Taliqit”, dkelaroi Qarkaxhija.
Shefja e grupit të asambleistëve të Alternativës akuzoi qeverisjen lokale se në baza ditore frikëson 42 familje përfituese të banimit social se do t’i anulojë vendimet që i siguron strehë atyre. Ajo kujtoi se Komuna nuk ka të drejtë të marrë vendime të tilla, pasi kjo është kompetencë e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Po ashtu, Qarkaxhija deklaroi se qytetarët e komunës së Gjakovës i kanë kuptuar premtimet e rrejshme për lidhje të Gjakovës me Qeverinë në qendër.
Ajo u shpreh se disa prej vlerave investive që tërhoqi Qeveria janë kthyer në planifikim buxhetor falë insistimit të kryetares dhe deputetes së tyre, Mimoza Kusari-Lila./radiogjakova/