.
Published On: Tue, Apr 24th, 2018

Ambasadori Delawie viziton shkollën “Mazllum Këpuska”

Share This
Tags

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawvie, sot vizitoi Shkollën e Mesme të Ulët “Mazllum Këpuska”, ku ndër të tjera është njohur me punimet që janë bërë në ambientet e kësaj shkolle, në të cilat ka investuar USAID dhe organizata amerikane “Korpusi i Paqes”.

Këto organizata amerikane kohë më parë kishin ndarë 5 mijë dollarë, mjete këto që janë përdorur për rregullimin e oborrit të shkollës.

Ambasadori Delawie po ashtu përveç udhëheqësve, mësimdhënësve dhe nxënësve, në këtë institucion arsimor ka takuar edhe vullnetarin amerikan nga organizata “Korpusi i paqes”, Michael Kuriyama, për ta falënderuar atë për punën qe po bënë në këtë shkollë.

Delawie më pas ndoqi edhe një program artistik nga nxënësit e kësaj shkolle të cilët në fund e nderuan atë me një dhuratë modeste, një pikture të punuar nga një nxënëse e kësaj shkolle./radiogjakova/