Ambasadorja e Tuqisë në Kosovë viziton Gjakovën
Sot në Gjakovë ka qëndruar Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliçi, me bashkëpunëtorë. Në takimin e zhvilluar në Kuvendin e Komunës së Gjakovës me nikoqirën kryetarën e komunës, Mimoza Kusari-Lila është bërë fjalë për gjëndjën aktuale në komunë si dhe për mundësinë e bashkëpunimit, përkatësisht të mbështetjës së komunës së Gjakovës nga ambasada përkatësisht shteti i Turqisë. Në konferencën e organizuar me gazetarë pas këtij takimi, mbasadorja, Kiliçi është shprehur shumë e kënaqur me vizitën e saj në Gjakovë:
“Ne kemi nje maredhenje shume te mire me Gjakoven, ndërkohë që sot kemi biseduar për thellimin e bashkëpunimit, me q’rast kemi idenfikuar fushat ku ne mund të bashkëpunojmë ne menyren më produktive. “Tika” është një kompani shume aktive ne Kosove, dhe ajo do te ketë dy projekte të rendësishme, Bëhët fjalë për renovimin e Konviktit të Nxënësve dhe Studentëve dhe shkollen e pare shqipe-objektin e Mejtepit Ruzhdie. Mendojë se këto dy projekte do të nisin shpejt përkatësisht në fillim të vitit të ardhëshëm dhe do të përfundojnë shpejt. Une kamë gjithmon dëshirë të bashkëpunoj me komunën e Gjakovës, meqë vlersoi lartë kryetarën e vetme femër në Kosove, zonjën Mimoza Kusari-Lila”, ka thene para gazetareve Ambasadorja Kilici.
Në anën tjetër e para e komunës së Gjakovës, Kusari-Lila ka vlerësuar mbështetjën e ambasdadës turke në Prishtinë, ndërkohë që ka vequar rendësinë e renovimit të Konviktit të nxënësve dhe Studentëve “Sadik Stavileci”.
Pas takimit me kryetarën e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliçi, me bashkëpunëtorë ka vizituar Shoqatën “Medika Gjakova” si dhe Gjimnazin “Hajdar Dushi”.