Anulohet greva, mësimi do vijojë normalisht
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka anuluar grevën e mësimdhënësve të paralajmëruar për nesër pasi Qeveria e Kosovës e procedoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999.
SBASHK-u tani pret nga Qeveria e Kosovës që t’i përfillin kërkesat e tjera të tyre që lidhen me ligjin e punës dhe pagave.
Lajmin për anulimin e grevës e ka mirëpritur nga Drejtoria komunale e Arsimit në Gjakovë që tani kërkon angazhim maksimal nga mësimdhënësit, nxënësit dhe akterët e tjerë që të përfundojnë vitin shkollor me suksese të larta.
Ndryshe, SBASHK-u mbajti dy greva në muajin shkurt dhe një në muajin mars./radiogjakova/