Arbërie Nagavci drejtoresh e Arsimit në Prishtinë
Arbërie Nagavci pritet të emërohet si titullare e Drejtorisë së Arsimit në qeverinë e Shpend Ahmetit në Prishtinë. Këtë lajm surprizë e ka konfirmuar Jusuf Thaçi, njeriu që udhëhoqi këtë dikaster në Komunën e Prishtinës për gjashtë muaj.
“Sot kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend A. Ahmeti ka emëruar znj. Arbërie Nagavci si drejtoreshë të Drejtorisë Komunale të Arsimit të Komunës së Prishtinës.
Përgatitjet profesionale dhe përvoja e gjatë e znj. Nagavci në fushën e arsimit (në mësimdhënie, drejtuese shkolle, trajnere, bashkëpunëtore e programeve të arsimit në GIZ e USAID, etj.) më bën të besoj se kjo drejtori qenka me fat, meqë nga një drejtor i mirë (nëse mund ta cilësoj veten ashtu) tashmë do të udhëhiqet nga një drejtoreshë edhe më e mirë.
Znj. Nagavci i uroj punë të mbarë e suksese në këtë drejtori, duke shpresuar dhe duke qenë i bindur se arsimin në Prishtinë po e presin ditë më të mira!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”. /radiogjakova/










