Arrestohen dy persona në Gjakovë
Në orët e para të së shtunës në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë është arrestuar një mashkull i nacionalitetit shqiptar pasi që i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
I njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit dhe me urdhër të prokurorit vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.
Po ashtu, mëngjesin e datës 31 janar në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë, është arrestuar një tjetër mashkull i nacionalitetit shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje si person në kërkim./radiogjakova/