.
Published On: Thu, Oct 24th, 2013

Arrestohen tre persona, vodhen stoli ari në vlerë 20.000 euro

Share This
Tags

policia-arrestimeGjakovë- Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor Gjakovë pas një pune intenzive operativo-hetimore ka arritur për një afat të shkurtër kohor, të identifikojë dhe arrestojë me datën 23.10.2013 të dyshuarit për vepren penale “Vjedhje e rëndë” , shtetasit e Kosovës, Besnik Sh. (1985) banues në rr. “M. Frasheri ” Gjakovë, Butrint Sh. (1989), banues në rr.  “M.Frasheri” Gjakovë, dhe Arber Z. (1983 ),banues në rr. “Nëna Terezë “ Gjakovë.

Më datë 23.10.2013 rreth orës 19:30 shtetasi i Kosovës Luan S. (1958) ka njoftuar policinë për një rast vjedhje në shtëpinë e tij në rr. “Shefki Shasivari” Gjakovë, me ç’rast te dyshuarit kishin depertuar në shtëpinë e viktimës dhe nga aty kan përvetësuar – vjedhur stoli ari të ndryshme në vlerë 20 000 euro.

Gjatë zhvilllimit të procedurës hetimore i dyshuari (Butrinti) ka rezultuar si person i kerkuar me leterreshtim, andaj në konsultim edhe me Prokurorin e shtetit të gjithë te dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit bazuar ne ligj. Rasti do te procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e stacionit policor Gjakovë.