.
Published On: Sat, Dec 21st, 2013

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit

Share This
Tags

vrasja-autobusiGjakovë- Njësite policore të Policisë Kosovës nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Pejë dhe ato nga Stacioni Policor në Gjakovë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin e vrasjes së shtetasit shqiptar të Kosovës Vatan K. nga fshati Dallashaj në Gjakovë, vrasje që ka ndodhur më datën 16 dhjetor rreth orës 14:00 në oborrin e stacionit të autobusëve në Gjakovë, brenda një autobusi i cili duhej të qarkullonte në linjën Gjakovë – Shqiponjë.

Të dyshuarit e arrestuar janë shtetasit shqiptar të Kosovës  me inicialet S.D. i lindur në vitin 1984, F.Th. i lindur në vitin 1985  dhe  I.G. i lindur në vitin 1969, të cilëve iu janë bastisur edhe shtëpitë e tyre të banimit.

Që nga momenti i kryerjes së veprës penale te vrasjes, këta të dyshuar së bashku me dy të dyshuar tjerë të cilët janë ende në kërkim policor, kanë qenë në arrati. Me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, këtyre të dyshuarve pasi që janë intervistuar në prezencën e avokatëve, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./radiogjakova/