.
Published On: Thu, Mar 27th, 2014

Arrestohet drejtori i Arkivit të Komunës

Share This
Tags

Policia-e-KosovesGjakovë- Qazim Axhemi është arrestuar nga Policia, nën dyshime për korrupsion. Drejtori i Arkivit të Komunës së Gjakovës u kap duke ia marrë 500 euro mito një qytetari.

Qazim Axhemi ka dalë në punë sot si zakonisht, në zyrën e tij të Drejtorit të Arkivit në Komunën e Gjakovës. Por, pas disa orëve në zyre, ai ka përfunduar në pranga të Policisë, nën dyshime për korrupsion.

Ngjarja ka qenë e koordinuar edhe nga Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari.

Burime të Gazetës Express kanë shpjeguar rrjedhën e këtij aksioni.

Sipas tyre, një qytetar i kësaj komune ka shkuar në zyrën e Mimoza Kusarit, duke iu ankuar se Drejtori i Arkivit, Qazim Axhemi po ia kërkon 500 euro për t’ia kryer një shërbim zyrtar.

“Kryetarja i ka kërkuar këtij qytetari që ta paraqes rastin në polici”, ka thënë një zyrtar i kësaj komune, në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Dhe Policia, bashkë me Kryetaren, i kanë sugjeruar këtij qytetari që ta simuloi dhënien e mitos.

“Policia ka marrë shifrat e bankënotës, ka përgjuar bisedën mes qytetarit dhe këtij zyrtari komunal, ndërkaq e ka arrestuar atë pasi që ka futur në xhep bakënotën prej 500 eurosh”, ka treguar burimi i gazetës./express/