Asambleja, Çaushi i lë vendin Alijajt
Kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, Driton Çaushi ka dhënë dorëheqje si asambleist i këtij subjekti politik duke mbajtur pozitën e deputetit në Parlamentin e Kosovës.
Në Asamble, vendin e tij do ta zërë Kreshnik Alijaj.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Vetëvendosje siguroi 5 ulëse duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme prej 3 vendesh në Kuvendin Komunal.
Përpos Aliajt, Lëvizjen Vetëvendosje do ta përfaqësojnë edhe Agon Batusha, Shpend Kumnova, Mimoza Shala dhe Lirika Komoni./radiogjakova/