.
Published On: Sat, May 3rd, 2014

Asambleja, shumë çështje diskutohen në një mbledhje

Share This
Tags

asambleja-12Gjakovë- Numri i madh i çështjeve të cilat shqyrtohen gjatë një seance të Asamblesë po ndikon në cilësinë e trajtimit të shumë problematikave të rëndësishme të këtij organi ligjdhënës në komunën e Gjakovës.

Vetëm gjatë mbledhjes së fundit kuvendarët kanë debatuar pandërprerë jo më pak se 5 orë, duke marrë në trajtim 13 çështje të ndryshme. Lidhur me numrin e madh të pikave të rendit të ditës, kryesuesi i Asamblesë komunale në Gjakovë, Luan Gola, për Radio Gjakovën ka thënë se kjo është pasojë e shumë çështjeve për cilat domosdoshmërishtë dhe në afatin e caktuar, Asambleja  duhet të merrë vendime të duhura.

Në këtë kontekst ai ka përmendur edhe shumë çështje të mbetura pezull nga përbërja e kaluar e Asamblesë komunale si dhe faktin se është marrë vendimi që për një punë të suksesshme të Kuvendit të Komunës duhet formuar komitete profesionale pastaj komisione të ndryshme, gjë e cila e ngarkon punën e kuvendarëve.

Sipas kryesuesit të asamblesë komunale në Gjakovë, edhe pse me 8 subjekte politike brenda, asambleja deri më tash ka arritur që me sukses të trajtoi shumë problematika të rëndësishme me interes për komunën e Gjakovës./radiogjakova/