.
Published On: Sat, Jul 29th, 2017

Asnjë i interesuar për “Namazgjahun”, hapet ankandi i dytë

Share This
Tags

Kompania “Çabrati” nuk ka mundur të sigurojë një operator për menaxhimin e hapësirës së dedikuar për treg, pas thirrjes së parë përmes ankandit publik, kështu që nga e shtuna ka hapur ankandin e dytë për hapësirnë e njohur si “Namazgjahu”.

Kjo ndërmarrje publike komunale është pronare e kësaj hapësire në qendër të qytetit, që në vitet e kaluara ka shërbyer si treg i pemëve, perimeve dhe produkteve të qumështit.

Qëllimi është që kjo hapësirë, që ka një sipërfaqe totale prej 1 mijë e 405 metra katror, të futet në funksion për të njëjtin dedikim. Zyrtarët e ndërmarrjes shpresojn se pas ankandit të dytë do të sigurojnë një operator që do të marrë në shfrytëzim këtë hapësirë.

“Çabrati” do të japë këtë hapësirë në shfrytëzim afatshkurtër prej 8 deri në 10 vjet. Ndërsa shfrytëzuesi i saj duhet të funksionalizojë hapësirën e tregut të hapur, që do të shërbejë për shitje të produkteve si pemë e perime si dhe promovimin e tyre.

Njëkohësisht të aktivizojë edhe objektin e mbyllur i cili do të shërbejë për shitjen e prodhimeve të qumështit./radiogjakova/