.
Published On: Wed, Feb 14th, 2018

Autostrada e Dukagjinit, Qeveria krijon Komitetin Drejtues ndërministror

Share This
Tags

Qeveria Haradinaj ka aprovuar vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues ndërministror për autostradën e Dukagjinit, e cila pritet që të fillojë së ndërtuari në fillim të vitit 2019.

Kjo autostradë do ta ketë gjatësinë 91 kilometra dhe do t’i lidhë Istogun, Pejën, Deçanin,  Gjakovën dhe Prizrenin. Për këtë autostradë kohë më parë ishin kërkuar që të ndaheshin 80 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se do të fillojnë me veprimet konkrete për të mundësuar që të jetësohet ky projekt, të cilin e ka quajtur më të madhin në vend që lidh Dukagjinin me pikën kufitare në Morinë.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar nismat e negocimit të marrëveshjes me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) e cila do të financojë projektin për mënjanimin e ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore ku përfshihet edhe komuna e Gjakovës së bashku me atë të Prizrenit e Pejës.