.
Published On: Tue, Mar 25th, 2014

Frika nga shpejtësia, banorët duan “policët e shtrirë”

Share This
Tags

gjakova-makinatGjakovë- Shtimi i automjeteve në trafik dhe i numrit të rrugëve një-drejtimëshe në disa pjesë të brendisë së qytetit në Gjakovë, ka vështirësuar qarkullimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Një situatë mjaftë e ngarkuar paraqitet edhe në rrugën “Shefki Shasivari”, përkatësisht në pjesën e rrugës e cila, nga ish godina e Shkollës së Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” shpie për në lagjen e Çabratit.

Bëhet fjalë për pjesën e rrugës në të cilën gjendet një kthesë 90 shkallëshe e cila është bërë shkaktare potenciale e aksidenteve në trafik. Në këtë drejtim banorët e kësaj lagje kërkojnë që të ndërmerren masa adekuate për parandalimin e fatkeqësive eventuale, duke vendosur në afërsi të kësaj kthese, të ashtuquajtur “policë të shtrirë”, ndërkohë që në funksion të parandalimit të aksidenteve do të ishte edhe vendosja e një pasqyre, në mënyrë që ngasësit e automjeteve të kanë shikimin e duhur në këtë rrugë.

Lidhur me këtë, udhëheqësi i sektorit të komunikacionit në Drejtorinë komunale të Shërbimeve Publike në Gjakovë, Fatmir Berisha, për Radio Gjakovën ka thënë se marrja e këtyre masave do të ndodhë vetëm nëse do të ketë ndonjë referencë nga policia, për shkak  të karakteristikave të veçanta të kësaj pjese të rrugës si dhe radiusit të madh të kthesës./radiogjakova/